Njohu lumturinë vetëm në fëmijëri, historia e Refikut do t’ju prekë të gjithëve (VIDEO)

Për 55-vjeçarin, vetëm ditët e fëmijërisë në zonën e Gollobordës kanë qenë të lumtura.

Pasi mbaroi ushtrinë në 87-ën, Refik Furgali u largua nga vendlindja drejt Tiranës për një jetë më të mire.

Por atë e priste burgu politik.

Refiku tregon:

4 vjet në Spaç, 4 vjet në Burrel..nëpër kazerma, mjegull, sterrë i zi ishte, pa bukë, 1 vakt bukë haja. Me shqelm e sillte pjatën gardiani”

Pasi rifitoi lirinë, Refiku filloi të merrej me ndërtim.

Ai thotë:

Me pastërti të ndershme, kam punuar në ndershmëri, jam usta. Zona e Gollobordës, duart flori”

Por humbja e shtëpisë në firmat piramidale solli një tjetër kthesë në jetën e 55-vjeçarit. Sot, në mes të katër rrugëve ditën ai mbledh kanaçe dhe i shet ato natën fshehurazi.

Më tej ai shprehet për Top Channel:

Unë fshihem vetëm nga policia bashkiake natën, ja çoj firmës që i grumbullon natën nga frika nëpër rrugicat”

Gjumin e bën nën hijen e një peme, megjithatë nuk pranon lëmoshët e të tjerëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu