Noev lëshon “bombën”: Maqedonia do të ndahet, qetë ose me dhunë

Ish ministri i mbrojtjes dhe ambasadori i Bullgarisë në NATO, Belgjikë dhe Luksemburg, Bojko Noev ka deklaruar se Maqedonia duhet urgjentisht të kërkojë mision parandalues dhe stabilizues në Bashkimin Evropian.

Letrën e presidentit Gjorge Ivanov drejtuar Këshillit të Evropës, SHBA-ve, NATO-s dhe Turqisë, Noev e vlerëson si një lloj sinjali dërguar për komunitetin ndërkombëtarë se në Shkup anija po fundoset.

“Ajo është një pranim dramatik se vendi është në prag të anarkisë totale. Kriza politike, të cilën po e vëzhgojmë një kohë të gjatë po eskalon, ku Maqedonia praktikisht po e humb sovranitetin e saj”, theksoi Noev.

Sipas tij Maqedonia nuk ka ardhmëri të shtetit unitar, duke thënë se kantonizimi praktikisht tashmë ka filluar dhe çështja sipas tij është nëse vendi përfundimisht do të ndahet në mënyrë të qetë ose të dhunshme, shkruan Telegraf.

Gjithashtu ai shtoi se ne Maqedoni është e rëndësishme të ketë paqe per shkak se në këtë vend jetojnë mijëra bullgarë./albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu