Nokautojnë me grusht në kokë burrin në qendër të Londrës, kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës (VIDEO, +18)

Policia është vënë në kërkim të dy personave, të cilët lënduan rëndë një burrë të cilin po e ndiqnin në sheshin Trafalgar dhe më pas e rrahën brutalisht.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur viktima 50-vjeçe goditet me grusht pas kokës dhe përplaset me fytyrë në tokë në qendër të Londrës.

Por sikur kjo të mos mjaftonte, në momentin që ai rrëzohet në tokë dhe humb vetëdijen, personi i dy i afrohet viktimës dhe e godet me shkelm në fytyrë, dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Sipas Scotland Yard, viktima është dërguar në spital ku vazhdon të jetë në “gjendje kritike”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu