Notat e lojtarëve, Real Madrid 2-2 Bayern Munich: Portieri i shpëton spanjollët, ndërsa tjetri i ‘tradhton’ gjermanët

Real Madridi ka kaluar në finale të Ligë së Kampionëve, pasi e ka eliminuar Bayern Munichun me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Një përballje që në qendër të vëmendjes kishte të dy portierët, njërin për mirë e tjetrin për keq.

Keylor Navas është lojtari i ndeshjes duke marrë notën 9.0.

Në anën tjetër edhe shënuesi i dy golave për mbretërit, Karim Benzema është vlerësuar lartë me 8.5.

Lojtarët me notën më të ulët te Reali ishin Ramos dhe Asensio me 6.6.

Në anën tjetër lojtari më i vlerësuar i Bayernit ishte Joshua Kimmich me 8.6 i përcjell nga James Rodroguez me notën 8.0.

Portieri Ulreich ishte fytyra tragjike e ndeshjes, duke gabuar rëndë në golin e dytë dhe për këtë është notuar me 5.6.

Real Madridi do të shkojë në finalen e Kievit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu