Duke u nisur nga Gordana Jankullovska, Mitko Çavkov e deri tek Oliver Spasovski, asnjë nga ministrat për punë të brendshme nuk është lëvduar me çfarëdo ndriçimi të rastit lidhur me ndonjë sulm mbi punonjësit medial
Në periudhën e kaluar opinioni ka qenë dëshmitarë i shumë rasteve kur ishin rrahur gazetarë, por nuk dëgjuam kurrë që të zbardhen informacione se policia ka gjetur dhe ka sanksionuar sulmuesit.
Duke u nisur nga Gordana Jankullovska, Mitko Çavkov e deri tek Oliver Spasovski, asnjë nga ish- ministrat për punë të brendshme nuk është lëvduar me çfarëdo ndriçimi të rastit lidhur me ndonjë sulm mbi punonjësit medial.
Por, kësaj ka arritur t’i thotë ndal, ministri aktual Agim Nuhiu i cili së fundmi doli publiksht dhe tha se policia ka gjetur njërin nga sulmuesit e gazetarëve të A1on dhe është ngritur kallëzim penal, shkruan Plusinfo.
Gazetarët që dikur ishin viktimë e dhunës, tani po pyesin, kur mundet ministri Nuhiu për një javë të gjejë sulmuesin, çka ka bërë policia gjatë viteve të kaluara dhe pse nuk ka bërë asgjë në gjetjen e këtyre sulmuesve?, transmeton Aktuale.










