Seriali turk “Qyteti Mizor“, i cili u transmetua së fundmi në Sitel TV, u bë shpejt i preferuari i shumë maqedonasve të cilët, për shkak të situatave dramatike dhe padrejtësive të personazheve kryesorë, mund ta kishin gjetur veten me një fat të vështirë të tyre. Në këtë seri, personazhi i Z. Agah luhet nga aktori Mehmet Fikret Kushkan.
Ai u rrit në Ostinie me prindërit dhe katër motrat e tij. Babai i tij ishte me origjinë shqiptare. Kur ai ishte 13 vjeç, për fat të keq babai i tij u largua nga kjo botë për shkak të së cilës ai u detyrua të transferohej në Tokat. Tre vjet më vonë, ai u kthye në Stamboll dhe filloi të studionte në shkollen e mesme Haskoy.
Sot ai është 55 vjeç dhe ka një karrierë të pasur në aktrim. Mehmed Fikter ka një martesë të dështuar me dy fëmijë, dhe në 2014 u martua për herë të dytë.
Roli në “Qytetin Mizor” që po shohim aktualisht, është i fundit në portofolin e tij të aktrimit që regjistroi në 2019.
A do ta njihnit atë pa mustaqe?










