Nuk do ta besoni, kështu duket “Mehmeti” nga seriali “Gymyshi” afër të 40-ve

Aktori i njohur turk, Kivanc Tatlitug prej dekadash është pjesë e showbizit, duke filluar karrierën e tij si model.

Më vonë ai u bë një prej fytyrave më të dashura të ekranit falë talentit të tij në aktrim.

Me rolin e “Mehmetit” në serialin “Gymysh” i cili u transmetua edhe në ekranet shqiptare, aktori u bë i famshëm jo vetëm në Turqi, por edhe jashtë saj.

Veç profesionalizmit ai u komentua shumë edhe për pamjen e jashtme, shkruan rtv21.

Nga koha kur Kivançi luajti rolin e “Mehmetit” nuk ka pësuar shumë ndyrshime në pamje, dhe ende vazhdon të jetë njëra prej fytyrave më të komentuara në Turqi.

Më poshtë i gjeni disa fotografi të aktorit 37-vjeçar. Kivanci në vitin 2016 është martuar me Basar Dizer.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu