Kryefjalë e mbrëmjes së djeshme ka qenë dasma e këngëtares bukuroshe Xhensila Myrtezaj dhe aktorit të humorit Besart Kallaku. Edhe nëse nuk keni qenë të ftuar, shpesh mund t’ju jetë dukur e kundërta pasi momentet më pikante të asaj ceremonie janë shpërndarë kudo.
Duke nisur që tek fustani i nuses, modeli i flokëve, kostumi i dhëndrit, dhuratat që çifti i ka bërë njëri- tjetrit, klipi i dasmës, gjithçka është dokumentuar në Intagramin e VIP-ave të ftuar.
E megjithatë një detaj me shumë rëndësi i kësaj ceremonie ka qenë edhe tradita e hedhjes së buqetës ku të gjithë vajzat beqare qëndrojnë në radhë.
Kush e priti buqetën e Xhensilës? Ka qenë pikërisht motra e saj Alba. Ajo ka postuar një foto në Intagram ku shfaqej në duar me buqetës e Xhensilës e ku shkruante: Më ra mua.
Sipas traditës, tani është radha e saj të martohet këtë vit.











