Nuk është jeta në Gjermani aq e mirë sa thuhet, ja të vërtetat që nuk i dini

Sipas portalit kroat Reddit, gjithnjë e më shumë njerëz flasin për largimin drejt Gjermanisë sikur të ishte një “shpëtim”, por realiteti është shumë më ndryshe kur i hiqet shkëlqimi tregimit.

Pagat janë më të larta, por kur i sheh neto – gjysma shkon për taksa dhe sigurime. Banesat janë jashtëzakonisht të shtrenjta, sidomos në qytetet e mëdha, ku 1.200–1.500 € për një banesë mesatare është krejt normale. Kur i shton edhe depozitën prej disa qirash, transportin, ushqimin dhe shpenzimet e tjera, mbetet më pak nga sa do ta priste dikush.

Ritmi i punës është i shpejtë, njerëzit janë të rezervuar, ndërsa burokracia shpesh është kaotike, pavarësisht se thuhet se “çdo gjë është e organizuar në mënyrë perfekte”. Shumë njerëz atje jetojnë mirë, por aspak në luks.

Kur i krahason të gjitha, ndonjëherë është vërtet më mirë të qëndrosh aty ku je – më pak shpenzime, mjedis i njohur dhe një jetë më normale.

Çfarë mendoni ju? A ia vlen largimi apo kjo histori është tepër e idealizuar? Pas këtij shkrimi vijnë shumë komente nga kroatët që mund ti lexoni më poshtë në link: Reddit.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu