Nuk është Zidane? S’ka problem, është Karim Benzema

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Alaves. Klubi madrilen fitoi me rezultat të thellë 4 me 1 pas një paraqitje fantastike nga të gjithë lojtarët.

Zinedine Zidane nuk ishte në stol, shkaku i Covid-19, por kur është në formë Karim Benzema, klubi nga Madridi s’ka nevojë as për trajner.

Sulmuesi francez shënoi dy gola në këtë përballje, kurse golat tjerë i realizuan; Eden Hazard dhe Casemiro.

Te vendasit golin e vetëm e shënoi Joselu.

Me fitore Real Madrid po i bën presion vendit të parë, me 40 pikë, katër më pak se lideri Atletico Madrid që ka 44 pikë (2 ndeshje më pak).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu