Pushtoi mediat turke vitin e kaluar lajmi se Tuba Buyukustun dhe Engin Akyurek të njohur në Shqipëri nga rolet e tyre si “Elif” dhe “Omer” në serialin “Diamante dhe dashuri”, nuk flasin me njëri-tjetrin.
Sipas thashethemeve Tuba dhe Engin kanë pasur një krisje gjatë kohës kur transmetohej seriali e për këtë arsye kanë ndjenjur gjatë pa folur.
Madje pak muaj më parë në eventin e ndarjes së çmimeve “Golden Butterfly” Tuba dhe Engin u vlerësuan me çmim, por as nuk e përshëndetën njëri-tjetrin.
Gjithashtu ra në sy veprimi i Tubës që refuzoi të ulet pranë Enginit.
Pas një kohe të gjatë që qarkullonin këto lajme, dy aktorët janë përballur së fundmi në një event tjetër.
Tuba ndodhej me dy vajzat e saj dhe sipas mediave turke është takuar e ka shkëmbyer pak minuta bisedë me Enginin duke treguar kështu se janë pajtuar.