Nuk gjen qetësi toka, tërmeti 5.1 ballë godet një tjetër shtet, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 5.1 i shkallës Rihter goditi Iranin ditën e sotme. Lëkundjet e tërmetit janë regjistruar në provincën e Kohgiluyeh dhe Boyer Ahmad në Iranin perëndimor, njoftoi Sondazhi Gjeologjik i ShBA.

Televizioni shtetëror nuk dha asnjë informacion të menjëhershëm në lidhje me viktima të mundshme ose dëme.

Irani shtrihet në një territor me aktivitet mjaft të lart sizmik dhe goditet shpesh nga tërmetet.

Në nëntor të vitit 2017, Irani është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3, i cili shënoi 630 viktima.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu