“Nuk ishte i kuq, e pabesueshme si qeshte Zidane”, Capello flet për Atalanta-Real

Real Madrid arriti të fitojë mbrëmjen e djeshme ndaj Atalantës, ndihmuar edhe nga një karton i kuq i Freuler që në minutën e 17. Vendimi i arbitrit Tobias Stieler ka hasur në shumë kundërshtime pas ndeshjes, teksa një prej tyre është Capello.

Ish-trajneri i njohur ka kritika për vendimin e arbitrit, por edhe për Zidane. Capello beson se Atalanta mund të fitojë në ndeshjen e dytë dhe të kualifikohet në fazën çerekfinale.

“Arbitri prishi ndeshjen sepse Freuler nuk ishte lojtari i fundit dhe për më tepër Mendy nuk po i drejtohej portës. Ishte karton i verdhë. Do të ishte mirë që Atalanta të luante një ndeshje aq të rëndësishme në kushte të barabarta.

Zidane gjithashtu ishte i pabesueshëm. E patë si qeshi? Atalanta kishte fat të keq, por është edhe një ndeshje në Madrid. Mund të kualifikohen”, shprehet Capello.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu