Ylli portugez, Ronaldo po kalon në top-formë te ekipi i Juventusit. Cristiano Ronaldo, shënoi dje golin e tij të nëntë në Serie A dhe tani është golashënuesi më i mirë i ligës italiane së bashku me Piatek të Genoas përcjell portali arbresh.info.
Ylli portugez shënoi kundër Spal dje dhe krijoi raste për Douglas Costa dhe Mario Mandzukic i cili shënoi golin e dytë të Zonjës së Vjetër në stadiumin Allianz.
Gazetat italiane analizuan performancën e liderëve të tabelës Serie A kundër skuadrës së Leonardo Semplicas dhe La Gazzetta dello Sport, Tuttosport dhe Il Corriere dello Sport shkruajnë se Ronaldo ishte lojtari më i mirë në fushë edhe pse ka një tjetër yll të Zonjës së Vjetër që shkëlqeu dje .
Sipas La Gazzetta dhe Tuttosport, CR7 dhe Douglas Costa meritojnë të njëjtin notë 7.5.
Juventusi pas 13 xhirove të zhvilluara pozicionohet në vendin e parë në Seri A. Zonja e vjetër ka 12 fitore të arritura dhe ka vetëm një barazim, duke mos pësuar kështu asnjë humbje këtë edicion në kampionatin italian.
Biancpnerët kanë grumbulluar plotë 37 pikë deri tani.










