Malatja ishte një nga zonat më të goditura nga tërmetet në Turqi. Shumë pallate u shëmbën e të tjera u dëmtuan rëndë. Dy tërmetet që goditën njëri pas tjetrit, nuk kursyen edhe komplekset që nga jashtë dukeshin si hotele me 5 yje. Nga kjo doli, se shumë ndërtuesë turq kishin abuzuar me fasadën dhe nuk kishin siguruar punime cilësore.
Ndërkohë së fundmi në rrjete sociale po bën xhiro, puna dhe dëshmia e një ndërtuesi të ndershëm. Sipas mediave lokale, atij nuk iu shemb asnjë pallat, dhe para tërmetit i kishte ndodhur diçka e pazakontë. Ndërtuesi rrëfen se ishte gjobitur me 300 miliardë lira, vetëm se pallatet e tij nuk dukeshin të bukura.
“Atë kohë më vendosën gjobë prej 300 miliardë lirash. Tani po marrin në telefon dhe po thonë ‘Do të japim medalje“- tha ai.
Malatya’da, yaptığı hiçbir bina çökmeyen müteahhit konuştu: “Şimdi beni arıyorlar ‘Size madalya vereceğiz’ diyorlar.
O… çocuğu 300 milyar ceza yazdı bana o zaman. Süsü püsü yok diye… Şimdi süslü püslüler hep döküldü.” pic.twitter.com/llGpkI6rgv
— 🎙 Muhbir (@ajans_muhbir) February 13, 2023










