“Nuk je askushi”, Antonela kapet keq me Shqipen

Antonela u përplas me Shqipen gjatë debatit, duke u ngritur në këmbë dhe i bërtiste tek fytyra. Antonela dhe Shqipja kishin mosmarrëveshje gjatë debatit në puntantën e sontme në “Përputhen”.

Në festën e “Përputhen”, Mevlani kishte kënduar bashkë me Antonelën, gjë që kishte bërë Ledianën ta bllokonte në të gjitha rrjetet sociale.

Kjo video e transmetuar në program, u diskutua edhe mes konkurrentëve në studio, ku nuk mungoi reagimi i Shqipes.

Ajo tha se videoja ishte tallëse dhe mirë ka vepruar Lediana, ngase nëse do ishte në vendin e saj do ishte ndjerë njësoj.

Teksa po diskutonte me Mevlanin lidhur me atë video, Antonela ngritet në këmbë dhe shkon drejt Shqipes.

“Kujdes, jam unë pjesë e videos.Nëse ke diçka me mua, drejtohu te unë. Nuk të lejoj të më thuash që është tallëse Unë kam të drejtën të bëj çfarë të dua”, u shpreh ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu