Juventus ka barazuar sot ndaj Atalantas me rezultatin 2-2 në “Bergamo”, ndeshje e vlefshme për javën e 18 të Serie A.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 2, pasi Juventusi kaloi në avantazh me autogolin e Bert Gjimshitit.
Barazpesha vjen në në minutën e 24′ me golin e sulmuesit Duvan Zapata.
Në minutën e 56′ Atalanta përmbys rezultatin ndaj Juventusit me golin e dytë personal të Zapata.
Juventusi barazoi rezultatin me golin e spo të futurit Cristiano Ronaldo në minutën e 78′.
Pas këtij barazimi Juventusi renditet në vendin e parë me 50 pikë, ndërsa Atalanta në vendin e 7 me 25 pikë. /albeu
Video:










