Lideri i PDSH-së, Menduh Thaci deklaroi se shqiptarët duhet të arrijnë që vendimmarrjen dhe buxhetin e shtetit ta ndajnë me maqedonasit.
Sipas tij, këto janë cështje me rëndësi, ndërsa gjitha tjerat janë politika jo serioze, njofton INA.
“Duhet ti rikthehmi politikave serioze. Nëse nuk arrihet kjo, do të ketë ndarje reale terrotoriale në Maqedoni. Nuk ka popull në Evropë me këto përmasa kuantitative që brenda shtetit vetë ka një popullatë prej 40 për qind, e cila popullatë pas shpinës vetë ka dy shtete, që bëjnë 7 apo 8 milion. Në i analizojmë këto parametrat, nuk ka rrugdalje tjetër pos barazisë./LajmTV










