Nuk ka më dyshime, Juve gjen pasuesin e Higuain

Në Itali nuk kanë më asnjë dyshim, Juventus ka gjetur pasuesin e Higuain për sulmin, bëhet fjalë për Duvan Zapata, sulmuesi i Atalanta. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë nisur prej kohësh negociata me përfaqësuesit e Atalanta për të gjetur një akord, flitet për një ofertë prej 30 milion euro kesh plus kartonin e Perin, lojtari i Juves por i dhënë në formë huazimi tek Genoa.

Sulmuesi kolumbian shihet si pasuesi ideal i Higuain i cili në fund të sezonit do të largohet nga Torino.

Me C.Ronaldon dhe Dybala të paprekshëm, gjithnjë nëse CR7 vijon të qëndroj, drejtuesit e bardhezinjve janë fokusuar vetëm në gjetjen e një qendërsulmuesi për sezonin e ri.

Prej kohësh është folur për një afrim të Milik por Zapata ka fituar më shumë kuota duke qenë ai tashmë objektivi kryesor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu