Nuk ka paraburgim për Peshevskin dhe Llatasin

Vladimir Peshevski dhe Dragan Pavlloviq Llatas do të mbrohen në liri, por pasaportat u mbeten të konfiskuara. Kështu vendosi sot Gjykata e Apelit e cila refuzoi kërkesat e Prokurorisë Speciale pë paraburgimin e kryeredaktorit të TV “Sitel”,  Llatas dhe ish zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Peshevki, transmeton InfoShqip.

Me këtë vendim, Gjykata e Apelit i konfirmoi vendimet dhe masat e gjykatës penale. Pa pasaporta kanë mbetur edhe vëllezërit e Llatasit, Sërgjan dhe Zvezdan Pavlloviq, dhe ish ndihmësi i ministrit të brendshëm, Gjoko Popovski.

Gjatë fundjavës, Gjykata e Apelit i ka konfirmuar vendimet për marrjen e pasaportës të gazetares Ivona Talevska, e akuzuar për fshehje të tatimeve dhe të akuzuarve të alfa në MPB, të akuzuar në rastin “Tortura”, për burgosjen e Lube Boshkoskit. Me vendim të Gjykatës së Apelit, pa pasaportë ngelet edhe i punësuari në MPB, Nebojsha Stankoviq./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu