Nuk kanë të ndalur problemet te Barcelona, dëmtohet sërish Dembele. Barcelona ka konfirmuar qe sulmuesi Osman Dembele, është lënduar përsëri. Francezi është lënduar në humbjen e fundit që pësoi Barça ndaj ekipit Cadiz CF. Barcelona konfirmoi lajmin përmes webfaqes së klubit.
“Testet e së dielës në mëngjes, 6 dhjetor, kanë treguar se lojtari i ekipit të parë Ousmane Dembélé ka pësuar një zgjatim të muskulit”, nënvizoi klubi. “Prandaj ai nuk do të konsiderohet për përzgjedhje dhe vijueshmëria dëmtimit do të përcaktojë disponueshmërinë e tij”, u tha në komunikatën e “Blaugranëve”.









