“Nuk largohem si dështim”, Hazard: Do i bind të gjithë që e meritoj Realin

Dy sezonet e para me Real Madrid nuk kanë qenë aspak pozitive për Eden Hazard. Ylli belg kushtoi 100 milion euro, por dëmtimet e shumta nuk e kanë lejuar të shfaqë potencialin e madh që zotëron.

Tifozët janë lodhur dhe kanë shtuar dozën e kritikave, ndërsa fantazisti belg, i cili luan takimin e parë në Euro 2020 me Belgjikën sonte përballë Rusisë (21:00) shuan zërat që e shohin larg “Los Blancos”.

Nuk do të largohem nga Real Madrid. Për asnjë sekond nuk më ka shkuar në mendje se largimi do të ishte diçka e mirë. Unë nuk mund të iki si një dështim.

Do të qëndroj për t’u treguar të gjithëve që jam një lojtar për Real Madrid“, deklaron 30-vjeçari për iberiken AS.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu