Një banor i Kërçovë ankohet se nuk mund të ushtrojë të drejtën e tij për të votuar, përcjell TV21. Ai në deklaratë për TV21 tha se nuk figuron në listë zgjedhore, edhe pse sipas tij, në sistemin elektronik dhe në sistemin biometrik për identifikim, ishte prezent.
“Problemi është…Unë jam Enes Paozoski. Dua të votoj, por nuk mund të votoj. Pse? Nuk e di. Nuk je në listë? Nuk jam në listë. A e ke provuar në internet? Isha në listë. Në sistemin me gisht jam, në listë nuk jam dhe na shëtisin që të votojmë. Shkoni andej, shkoni këndej. Dhe shumë njerëz i shëtisin kështu. Pse ke ftuar policinë? Nuk i kam ftuar, erdhën, shikoi. Kush e di pse kanë ardhur. Le të vijnë sa të duan, do të votoj”, tha mes tjerash banori i Kërçovës.