Fevziu bëri bujë kur refuzoi ofertën e Top Channel për të qëndruar sërish në Klan Tv.
Ama duket se Top-i e ka bërë një tjetër lëvizje duke marrë nga Klan moderatoren Klea Huta.
Bëhet fjalë për një projekt me producent fotografin e njohur Artan Korenica dhe moderatore, Klean. Emisoni do jetë me 12 puntata e me 12 shqiptarë të famshëm në botë, të cilët do të hapin dyert e shtëpisë për Klean dhe stafin e saj shkruan blitz.al.
Këngëtarja, aktorja dhe moderatorja do të hyjë në shtëpitë e vipave dhe do të zbulojë mjaft të pathëna për jetën e këtyre personazheve. Pjesë do të jenë disa emra mjaft të njohur si Emina Cunmulaj, Angela Martini, Ermonela Jaho. /albeu