150 raste të reja, 9 veta ndërruan jetë dhe 30 të shëruar nga koronavirusi është bilanci i 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.
Ministria e Shëndetësisë theksoi se janë bërë 1086 teste, me ç’rast pozitiv kanë dal 150 veta: Shkup 93, Kumanovë 7, Shtip 3, Prilep 4, Tetovë 12, Strugë 3, Manastir 1, Ohër 9, Gostivar 3, Kërçovë 8, Resnjë 5, Negotinë 1.
Nga personat që janë shëruar janë 30 veta, edhe ata shumica prej tyre nga Shkupi. Ministria regjistroi 9 pacientë që kanë ndërruar jetë, 6 nga Tetova dhe 3 nga Shkupi.
Numri total i të prekurëve nga koronavirusi në vend ka arritur 5906 veta, ndërsa të shëruar deri tani janë 2236 veta, 277 kanë ndërruar jetë. Sa i përket rasteve aktive janë 3393 prej të cilëve 1931 në Shkup, 276 në Kumanovë, 374 në Tetovë, Ohër 125, Shtip 181, Gostivar 63, Strugë 114, Manastir 15, Dibër 37, Koçan 30, Resnjë 90, etj.
Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve janë pranuar 16 pacientë, ndërsa numri total i të hospitalizuarve në këtë klinikë është 100 pacientë.