Nuk rinovon me qëllim, tërbohen te Barcelona, Ylli i Napolit dëshira e merkatos

Ousmane Dembele është kthyer në çështje te Barcelona. Sulmuesi i krahut ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm me klubin katalanas, që po tenton të rinovojë me të. Gjithsesi, si lojtari dhe agjenti i tij po nxjerrin shkaqe të ndryshme duke zvarritur nisjen e negociatave.

Mundo Deportivo shkruan se një sjellje e tillë ka acaruar drejtuesit e Barcelonës, të cilët janë të bindur që e gjithë është me qëllim, pasi lojtari ka marrë një ofertë dhe po pret verën e ardhshme për t’u larguar si lojtar i lirë.

Te Barcelona janë lodhur nga rendimenti i dobët dhe dëmtimet e shumta të 24-vjeçarit, i cili është ndër më të paguarit e skuadrës. Joan Laporta e vlerëson dhe dëshiron të zgjasë bashkëpunimin me të, por shitja është e paevitueshme nëse nuk arrihet akordi i rinovimit.

Juventusi është një nga klubet e interesuara dhe po monitoron situatën. Merkato jo vetëm në dalje për klubin spanjoll. Radio Catalunya raporton se Barcelona i është rikthyer pistës Fabian Ruiz, një dëshirë e kahershme.

Mesfushori i Napolit pëlqehet shumë në “Camp Nou” dhe drejtuesit kanë nisur bisedimet me agjentin e 25-vjeçarit, i cili është grumbulluar me Spanjën për Euro 2020. Emra si Pjanic apo Junior Firpo mund të përfshihen në këtë operacion, por Napoli kërkon vetëm para.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu