Spinerat kanë pushtuar tregun dhe gjendjen në çdo cep dhe njihen për vetinë e tyre si antistres.Por një Youtube-r e ka kaluar cakun duke i përdorur spinerat për ti bërë flokët kaçurrela.
‘Shpresoj të mos mi shkulë flokët,’ komentoi ajo teksa po përdridhte flokët e saj përreth 100 spinerave.
‘Kjo është padyshim gjëja më e dhimbshme që kam bërë për internetin’ shtoi Bunny. Por e gjithë puna e lodhshme u shpërblye sepse në fund çuditërisht me kaçurrela që dukeshin shumë natyrale./shqiperiaime










