Numërimi i votave për deputetë e kalon 90%, këto janë top 5-shet e tri partive kryesore

Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është duke vazhduar publikimi i rezultateve për kandidatët për deputet të partive politike.

Numërimi i votave ka shkuar në 91% dhe tashmë po i afrohet fundit.

Në Lëvizjen Vetëvendosje në pesëshen e parë të deputetëve më të votuar janë, Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.

Në PDK, Bedri Hamza kryeson listën, i ndjekur nga Arian Tahiri, Perparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

Lumir Abdixhiku kryeson listën e LDK-së i ndjekur nga Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica-Xhelili.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu