Numri i të shëruarve ua kalon atyre të infektuar në Shqipëri

Për herë të parë, Shqipëria prin me numrin e të shëruarve, ndaj të infektuarve. Sipas statistikave të fundit, numri i të shëruarve ua kalon për herë të parë atyre që janë të infektuar aktivë në Shqipëri. Ky grafik tregon se prej 8 marsit, kur numri i të infektuarve po rritej në vendin tonë, krejt ndryshe ndodhte me të shëruarit

Duhet theksuar se deri më 22 mars, në vendin tonë po rritej numri i të infektuarve duke arritur në 89, ndërsa numri i atyre që rezultonin negativë pas dy testeve të kryera ishte vetëm 3. Pikërisht në 22 mars ishin 3 pacientët e parë që dolën të shëruar nga Spitali Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza,

Ashtu siç duket edhe në këto pamje në grafikun e shifrave të situatës Covid në vendin tonë, data 5 prill shënoi edhe pikun e kurbës së të infektuarve në vendin tonë. Në vend regjistroheshin 361 të infektuar dhe 104 persona të shëruar. Numri i personave aktivë të infektuar në vend ishte 257 persona dhe 21 persona kishin ndërruar jetë.

Por fundi i javës së 5-të, solli një përmbysje të numrit të të infektuarve dhe të shëruarve.

Në 11 prill, në vend kishte vetëm 206 të infektuar aktivë, ndërsa të shëruarit arriti në 217.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu