Nusja shkon të votojë, beqaret e komisionit: Na tërhiq pak hundën…(VIDEO)

Këtë të dielë kanë qenë të shumta vajzat që veshur me fustanin e nusërisë kanë shkuar për të votuar.
Njëra prej tyre sapo ka hyrë në derë ka ngjallur reagimet e vajzave që ishin anëtare të komisionit qe mesa duket kane qene beqare të cilat i thanë: “Na kap një çikë hundën”.

Pasi firmosi në fletë dhe timbrosi gishtin, nusja u tërhoqi hundën vajzave beqare të cilat sipas kësaj “besëtytnie” tashmë do të kenë fatin e saj.

Kjo situatë u shoqërua me të qeshura, duartrokitje dhe shumë urime për çiftin e ri, që dasma nuk i ndali të zgjedhin për të ardhmen e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu