Nxehet situata në studion e Opinion, Balla bën akuzën e rëndë ndaj gazetarit

Situata në studion e Opinion është nxehur këtë mbrëmje dhe ka pasur një përplasje mes gazetarit Basir Çollaku që nxorri intervistën me Nuhun, dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Ky i fundit ka akuzuar Çollakun se ka marrë para për publikimin e intervistës së Emijano Nuhut, i cili sipas deputetit është përdorur nga PD.

“Kanë inskenuar këtë histori për 10 mijë euro duke përfshirë edhe emrin e grupit parlamentar të PS-së”, tha Balla në emisionin Opinion, gjatë një lidhje live me emisionin.

Pjesë nga debati në studio

Basir Çollaku nga studio: Dua ta falënderoj deputetit që thotë ka kërkuar 10 mijë euro

Balla: Po, bashkë shihemi në gjykatë

Basir Çollaku: Me kënaqësi që nesër. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu