Nxënësit e vënë në lojë, shoferi i furgonit në Dibër ju përgjigjet me shpulla (VIDEO)

Një video e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale sot tregon një incident brenda furgonit që transporton nxënësit e një prej shkollave në Dibër.

Në video shihet teksa shoferi i furgonit konfliktohet me një nga fëmijët dhe e qëllon me shpullë.

Në fakt kanë qenë fëmijët ata që kanë tallur dhe vënë në lojë shoferin i cili më pas është inatosur nga veprimi i tyre.

Ai dëgjohet teksa i thotë njërit prej tyre:

“Shoku jot jam unë, kujt i fole ashtu?”

Fëmija i kthehet:

Boll mo! Po shoku im je, du me të fol.”

Shoferi:

Fol dhe njëherë ta shohim!

Fëmija:

Dua dhe fol prapë.(fillon dhe qesh, qeshin dhe fëmijët e tjerë).

Kështu shoferi i furgonit ka jashtë kontrollit nga situata e krijuar dhe i xhindosur nga vënia në lojë e djemve, i kthehet një nxënësi tjetër aty pranë që qesh, duke e goditur.

Pas kësaj Ministria e Brendshme e njoftuar nga ajo e Arsimit ka njoftuar se ka ndaluar shoferin e furgonit për të qartësuar ngjarjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu