Karvani i Organizatë Kulturore Humanitare “Merhamet” ka qëndruar dje në qytetin e Dibrës. Në këtë qytet u bë shpërndarja e pakove me produkte ushqimore për familjet me gjendje të rëndë sociale, për jetimët dhe skamnorët.
Kjo organizatë në bashkëpunim me shoqatën “DRITA” shpërndanë 100 pako ushqimore për familjet në nevojë. Gjithashtu në bashëpunim me Shoqatën për personat me aftësi të kufizuara “POROSIA”, shtruan iftar për këto persona dhe për familjet e tyre.