Obama dhe Putin takohen në Peru, ja detaji që tregon ftohjen e marrëdhënieve

Presidenti i SHBA Barack Obama dhe Presidenti i Rusisë Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë të shkurtër gjatë samitit ekonomik të mbajtur ditën e sotme në Peru.

Fotografët kanë mundur të fotografojnë dy liderët botërorë, në takimin e tyre të parë pas zgjedhjes së Donald Trump si President i SHBA. Në foto duket shtrëngimi i ftohtë i duarve mes Obamës dhe Putin. Të dy më pas u ulën në vendet përkatëse në të njëjtën tavolinë. Ishte e paqartë se çfarë shkëmbyen shkurtimisht Obama dhe Putin, shkruan Syri.net.

Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë shpjegime, po kështu as Kremlini. Marrëdhëniet mes SHBA dhe Rusisë janë përkeqësuar për shkak të Sirisë. Barack Obama ka miratuar sanksione ndaj Rusisë për shkak të ndërhyrjes në Ukrainë. /


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu