Barack Obama, ka ndërprerë konferencën e tij të fundit, të premten, kur njërës nga reporteret i ra të fikët në sallën e konferencave në Shtëpinë e Bardhe.
Incidenti ndodhi ndërkohë që Obama ishte duke folur për krizën e refugjatëve në Aleppo.
Në momentin që vuri re që diçka nuk shkonte me gazetaren që e kishte përballë, të cilës i ra gjendje të fikëti, Presidenti amerikan, thirri mjekut të tij ta ndihmonte.
Pas pak minutash mjeku personal i Obamas, Ronny Jackson, erdhi në dhomë dhe konferenca vazhdoi.










