Objektivi i Ronaldos kundër Interit

Në shkurt ka mbushur 35 vjet, por Ronaldo po vazhdon të impresionojë me paraqitjet e tij në Serie A. Aktualisht ai ka 21 gola në Serie A, aq sa gjithë sezonin e kaluar, kunër Interi do të tentojë të vendosë rekord personal me fanellën e Juves.

Cristiano Ronaldo, për moshën që ka – është duke zhvilluar një tjetër sezon pozitiv te ‘Zonja e Vjetër’.

Madje, është rrugës për ta shndërruar sezonin e dytë te Juve si më të mirin me fanellën e klubit italian.

Sezonin e parë ai e mbylli me 21 gola në Serie A në 31 paraqitje, 28 total në 43 paraqitje në të gjitha garat.

Kurse këtë edicion, kur kanë mbetur edhe shumë ndeshje, Ronaldo veçse ka shënuar 21 gola në Serie A aq sa gjithë sezonin e kaluar, në vetëm 21 paraqitje – synimi është që t’i përmirësojë statistikat personale me fanellën e Juves.

Ai do të kërkojë të regjistrojë sezonin më të mirë në Serie A të dielën, kundër Interit.

Në të gjitha garat, në vetëm 31 paraqitje, ai ka shënuar 25 gola është vetëm 3 gola larg barazimit të shifrave si sezonin e parë, çka do të thotë se edhe përkundër se këtë vit është më i vjetër, ai i ka ndryshuar numrat dhe është rrugës për të regjistruar sezonin më të mirë me fanellën e ‘Zonjës së Vjetër’.

Në total me Juventusin, që nga viti 2018, Ronaldo ka shënuar 53 gola në 74 paraqitje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu