Objektivi për mesin e fushës, PSG troket në derën e Juventusit

Juventusi kreu një shkëmbim në merkaton e verës së kaluar. Miralem Pjanic u transferua në “Camp Nou”, ndërsa në Serie A zbarkoi Arthur. Përveç boshnjakut, klubi katalanas përfitoi edhe 12 milion euro.

Mesfushori brazilian shënoi vetëm një gol gjatë sezonit të fundit me bardhezinjtë italianë, të cilët nuk e kanë më në planet e së ardhmes.

PSG interesohet për Arthur sipas Todofichajes.com. Pochettino e vlerëson 24-vjeçarin latin, teksa Juventusi kërkon minimalisht 35 milion euro për ta lënë të lirë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu