OBRM-PDUKM dorëzoi në Kuvend nënshkrimet për anulimin e Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë

Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së sot deri te kryetari i Kuvendit i dorëzoi nënshkrimet dhe procesverbalet për anulimin e Ligjit për Regjistrim.

Deputeti i opozitës maqedonase Gjorgjija Sajkovski, e ftoi Qeverinë që ta ndërpesë procedurën e regjsitrimit të popullsisë, pasi siç tha, gjithkund në Evropë dhe në botë, regjistrimet janë shtyrë për vitin 2022.

I bëjmë thirrje pushtetit që të merr guxim dhe ta anulojë regjistrimin për vitin 2022, të bëjnë vërejtje në tekstin e ligjit dhe ta miratojë që të mund të kemi regjistrim të tillë siç është i nevojshëm për zhvillim të shtetit, sepse teksti i tanishëm i ligjit për regjistrim nuk do të sjellë asgjë që është e ndryshme nga ajo që e kemi ne si shtetësi në Republikën e Maqedonisë”, theksoi në konferencë për media, Gjorgjija Sajkovski, deputet i partisë opozitare.

Ai tha se partia OBRM-PDUKM në disa raste ka thënë se kemi ligj të keq dhe të dëmshëm, i cili nuk do ta tregojë gjendjen reale të banorëve në Maqedoninë e Veriut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu