OBRM-PDUKM nesër proteston në 11 qytete të Maqedonisë

OBRM-PDUKM bëri të ditur se nesër do të protestojë në 11 qytete të Maqedonisë.
“Vazhdojmë, bashkërisht me popullin kundër shitjes së atdheut. Populli zgjohet dhe nuk ka kthim prapa. Turpi i Zaevit nuk është i përbashkët. Të mos lejojmë Zoran Zaevi ta ndryshojë historinë, por t’i japim mesazh se duhet të shkojë në histori”, thuhet në thirrjen e OBRM-PDUKM-së për protestë.

Ata sqarojnë se në ora 18:00 në 11 qytete të Maqedonisë do të protestohet. “Është koha që qytetarët e Kriva Pallankës, Sveti Nikoles, Kratovës, Negotinos, Strumicës, Gjevgjelisë, Strugës, Krushevës, Kërçovës, Makedonski Brodit dhe Gostivarit të unifikohen kundër të kqees së quajtur Zoran Zaev”, thuhet në njoftim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu