Oficerja që vrau veten me armën e shërbimit vishet nuse, nëna tregon pengun duke e qarë

Peranxhela Shahini oficerja e policisë së Durrësit e cila i dha fund jetës në banesë me pistoletën e shërbimit, do të përcillet sot për në banesën e fundit.

23- vjeçarja u vesh nga familjarët me fustan të bardhë nusërie, për t’u përcjellë për në banesën e fundit.

Mes kujës së vënë në banesë në Katund Sukth të Durrësit, nëna e saj i qëndron pranë kufomës dhe duke e qarë tregon pengun që i la pas.

“Si nuk më le një amanet. Si nuk më le një letër o bijë”, përsërit pareshtur nëna në gjendje shoku.

Fundi tragjik i së resë ka shokuar jo vetëm familjen por edhe kolegët e Peranxhelës, të cilët e cilësojnë si një vajzë të përgjegjshme, e cila me rrogën e saj ndihmonte familjen.

23- vjeçarja i dha fund jetës mesditën e djeshme në banesë, duke u qëlluar me pistoletë në bark.

Ajo ishte motra e tretë e familjes me katër vajza, ndërsa deri ditën e djeshme nuk kishte shfaqur shenja mërzie apo probleme.

Shahini ishte bërë pjesë e policisë që prej vitit 2014, ku gjatë gjithë kohës kishte shfaqur seriozitet në punë. /a.y/noa.al

Durrës, vetëvritet me armën e shërbimit punonjësja e policisë

I dha fund jetës me armën e shërbimit, koleget tregojnë si e njihnin Peranxhelën


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu