Instituti i Kërkimeve mbi Çarmatimin i OKB-së ka dhënë alarmin për mundësinë e madhe të një konflikti bërthamor mes fuqive që kanë këtë armë të tmerrshme. Sipas raportit, lufta bërthamore mund të nisë gabimisht për shkak se të gjithë sistemet e mbrojtjes dhe sulmit janë të lidhura elektronikisht me njëra-tjetrën dhe mjafton një gabim i vogël për të nisur katastrofën, përcjell Albeu.com.
“Lufta mund të nis në momentin e parë që do të na braktisë fati. Sistemet raketore dhe të armeve të tjera, siç janë dronët apo radarët janë të lidhur me njeri-tjetrin dhe mjafton një gabim i vogël për të nisur një njeri sulmesh bërthamore, ç’ka do të ishte katastrofë për njerëzimin”.,- thuhet në raport.
Raporti citon një incident të vitit 1983, i cili për pak shpëtheu një luftë me armë bërthamore mes SHBA-ve dhe Bashkimit Sovjetik, ku sistemet elektronike të paralajmërimit të këtij të fundit sinjalizonin për një sulm nga përtej oqeanit.
Ishte qetësia e Kolonel Leitnant Stanislav Petrov, ajo që shmangu katastrofën nëpërmjet një kundër sulmi nga rusët tashmë, pasi u konfirmua se sinjalizimi ishte një gabim i sistemeve të Bashkimit Sovjetik.










