Olta Gixhari flet pas daljes nga BBA: Thashethemi më i çmendur që burri im e ka blerë çmimin

Aktorja, Olta Gixhari, foli për herë të parë pas daljes Big Brother VIP Albania. Ajo doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, kur mbushi plotë 100 ditë për shkak se ish-banorja nuk mund të qëndronte më larg djalit të saj.

Olta mes tjerash tregoi edhe për thashethemet që ka dëgjuar, sikur ai që bashkëshorti i saj ka blerë çmimin e madh dhe se këtë e kishte të sigurt Gixhari.

Në fund ajo tha se nga këto thashetheme thotë paska kaluar këtu një periudhë që mua më kanë urryer shumë.

“Thashethemi më i çmendur që kam dëgjuar ka qenë që, ai i çmenduri fare fare fare është që burri im e ka blerë çmimin dhe unë do ta fitojë dhe që Top Media e kanë ndarë mendjen që do të ma japin mua. Kjo ishte teoria konspirative më e çmendur që kam dëgjuar dhe pashë që publiku ishte shumë i irrituar për këtë dhe më erdhi shumë keq që unë e kam me të dëgjuar do të thotë paska kaluar këtu një periudhë që mua më kanë urryer shumë”, tha ajo në “Më lër të flas”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu