Ombudsmani: Kushtet në burgje jonjerëzore

Në kushte johumane, jonjerëzore dhe degraduese jetojnë të burgosurit në burgun e Idrizovës. Avokati i popullit, Ixhet Mexhiti, sot në pres konferencë, gjatë prezantimit të raportit vjetorë, tha se gjendja në burgun e Idrizovës është jashtëzakonisht poshtëruese.

Avokati i popullit njoftoi se në burg mbisundon korrupsioni dhe se me para të burgosurit mund të blejnë celularë, krevate, pajisje tjera dhe drogë. Në këtë raport janë bërë gjithsej  50 vizita, nga të cilat 4 në institucionet korrektuese, 8 në stacione policore, 1 në entin në Demir Kapi dhe 37 vizita në qendrat për refugjatë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu