Omer Ajdini i përgjigjet Arben Taravarit

Ish-anëtari i Forumit Rinor të ASH, Omer Ajdini ka reaguar pas deklaratës së mbrëmshme të Arben Taravarit ku tha se Ajdini ka pranuar ofertën që të dal kandidat për Likovën i mbështetur edhe nga BDI, e ky i fundit nëpërmjet një statusi ka përgënjeshtruar Taravarin, transmeton InfoShqip.

“Unë asnjëherë nuk i kam thënë askujt “po, pranoj të dal kandidat me BDI-në”, dhe këtë e dijnë të gjithë.

E vërtetë, e kam menduar dhe e kam analizuar këtë ofertë pasi që më është oftuar, dhe e kam thënë “ta mendojmë dhe të shofim”, sepse ka pasur argumente pro dhe kundër.

Mirëpo në fund, pas çdo analize dhe konsultimi, më ka thirrur ndërgjegja dhe më ka thënë: asgjë nuk vlen më shumë sesa dy gishta ftyrë, unë kandidat me BDI-në JO!”, ka shkruar Ajdini.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu