Orkestra Mbretërore e Bruneit pret presidenten Osmani me këngën ikonike të Adelina Ismailit “Mos ma ndal”

Madam President Vjosa Osmani-Sadriu speaks to the press after the formal ceremony of signing the application form for European Union Membership on behalf of the Republic of Kosovo on Wednesday, Dec 14, 2022. This process is expected to take years, if not decades, amid tensions with neighbouring Serbia. Serb protesters in northern Kosovo have blocked main roads in recent days following an exchange of fire with police after the arrest of a former Serb police officer suspected of involvement in terrorism.

Gjatë vizitës zyrtare të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Brunei, ndodhi një moment i veçantë që ngjalli emocion dhe vëmendje.

Gjatë darkës shtetërore të organizuar në nder të saj, Orkestra Mbretërore interpretoi këngën ikonike shqiptare “Mos ma ndal”, të këngëtares Adelina Ismaili.

Ky ishte një gjest i papritur, por jashtëzakonisht domethënës. Interpretimi i kësaj kënge të njohur nga skena muzikore shqiptare tregon jo vetëm një mikpritje të ngrohtë, por edhe një vëmendje të veçantë ndaj kulturës kosovare.

Përzgjedhja e pikërisht kësaj kënge, u pa si një nderim i bukur ndaj trashëgimisë kulturore që përfaqëson Presidentja Osmani.

Presidentja u prit nga vetë Sulltani i Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah. Në kuadër të kësaj vizite, u nënshkrua një marrëveshje për heqjen e regjimit të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bruneit.

Kjo marrëveshje pritet të forcojë lidhjet diplomatike dhe të krijojë mundësi të reja për bashkëpunim në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, arsimin dhe kulturën.

Përveç dimensionit diplomatik, vizita u veçua edhe për simbolikën kulturore që mbarti. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu