Orlando thirrje institucioneve të Kosovës të veprojnë pa presione politike

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që në ditën e zgjedhjeve të veprojnë në përputhje me standardët ndërkombëtare. Përmes një postimi në “Twitter”, Orlando ka thënë se nesër nga afër do të ndjek procesin zgjedhor.

Nesër qytetarët e Kosovës do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare, pa presione politike, për të siguruar zgjedhje transparente, të besueshme dhe gjithëpërfshirëse në të gjithë vendin. Ne do ta ndjekim procesin nga afër”, ka shkruar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu