Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Munih

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka anuluar pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Këshilltari për media në Zyrën e Presidencës, Bekim Kupina, për rtv.21.tv ka njoftuar se arsyeja e anulimit të pjesëmarrjes ka të bëjë me angazhimin institucional dhe prioritetet që lidhen me zhvillimet brenda vendit.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është ftuar edhe sivjet në Konferencën e Sigurisë në Munih, për çka është shumë mirënjohëse ndaj organizatorëve. Megjithatë, për arsye të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve që lidhen me zhvillime brenda vendit, e ka anuluar pjesëmarrjen”, ka deklaruar Kupina./RTV21


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu