Ministrja Rozeta Hajdari tha sot se reciprociteti nuk është mekanizëm që zgjidhë problemet. Kryeministri Kurti, derisa bënte fushatë për zgjedhjet e 14 shkurtit, pati premtuar si premtim madhor dhe ndër të parin, reciprocitetin me Serbinë.
Ngjashëm kishte vepruar edhe partnerja e tij e koalicionit, tani presidentja Vjosa Osmani për reciprocitetin.
“Ne kemi premtuar para votuesve reciprocitet me Serbinë dhe kemi mbajtur fjalën. Kemi premtuar që do t’i mbrojmë interesante Kosovës. Reciprociteti është baza më e shëndoshë e ndërtimit të raporteve ekonomike ndërmjet shteteve. Derisa Serbia vazhdon t’i trajtojë në mënyrë diskriminuese qytetarët dhe ti lë të pres me orë të tëra në Serbi, derisa nuk i zbaton marrëveshjet e nënshkruara në Serbi, natyrisht është që ajo çka mund të pritet është të sjellemi në mënyrë reciproke që ta mbrojmë dinjitetin e shtetit tonë”, kishte deklaruar Osmani.






