Osmani: Ja kur është momenti të zëvendësohet ora policore

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot deklaroi se është momenti të shqyrtohet mundësia kombinimi përkatës i masave të buta në përballjen me epideminë të Kovid-19 të zëvendësohet për orën policore dhe mbylljen e bizneseve.

“Është koha që me kombinim të mençur të masave të buta ta ndryshojmë orën policore dhe mbylljen e bizneseve”, theksoi Osmani me çka edhe në këtë rast edhe një herë potencoi mbajtjen e domosdoshme të maskave dhe distancimin fizik si masa të buta të cilat do ta zëvendësonin orën policore.

Shkup, 3 maj – Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot deklaroi se është momenti të shqyrtohet mundësia kombinimi përkatës i masave të buta në përballjen me epideminë të Kovid-19 të zëvendësohet për orën policore dhe mbylljen e bizneseve.

“Është koha që me kombinim të mençur të masave të buta ta ndryshojmë orën policore dhe mbylljen e bizneseve”, theksoi Osmani me çka edhe në këtë rast edhe një herë potencoi mbajtjen e domosdoshme të maskave dhe distancimin fizik si masa të buta të cilat do ta zëvendësonin orën policore.

Osmani në rolin e koordinatorit kryesor të shtabeve komunale të krizave vizitoi Qendrën për Shëndet Publik në Shkup, ku u takua me Drejtorin Arben Ziberi.

Gjatë takimit, siç bëri të ditur pres shërbimi i SÇE, Osmani dhe Ziberi diskutuan për gjendjen e luftës kundër COVID 19, si dhe për sfidat që dalin nga lufta e përditshme me të njëjtën.

Osmani i shprehu mirënjohje drejtorit Ziberi, por edhe ndaj gjithë ekipit të Qendrës për angazhimin dhe përkushtimin e tyre të plotë në luftën kundër COVID19, me çka konstatoi se Qendra ishte një nga shtyllat kyçe në luftën kundër pandemisë


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu