Osmani ‘shmang’ Ramën: Urime PS për fitoren, përgëzoj PD dhe partitë e tjera për garën zgjedhore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Osmani gjithashtu përgëzon PD-në dhe gjithë partitë e tjera që vendosën të garojnë në zgjedhje. Ajo uron që përfaqësuesit e rinj politikë shqiptarë të kontribuojnë edhe në bashkëpunimin me Kosovën. Bie në sy se Osmani në asnjë rresht nuk përmend Edi Ramën, kryeministrin edhe për 4 vite të tjera të Shqipërisë.

Statusi nga Vjosa Osmani:

“Urime Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përgëzoj Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera per garën zgjedhore. Uroj që të gjithë përfaqësuesit politik të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën.“, shkruan Osmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu